22 Shkurt 2018•Përditësim: 22 Shkurt 2018
PODGORICË (AA) - Një sulmues i paidentifikuar mbrëmë vonë ka hedhur një bombë në rrethin e Ambasadës së SHBA-ve në Podgoricë, pas së cilës sulmuesi kreu vetëvrasje me një pajisje shpërthyese, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton qeveria malazeze, gjysmë ore pas mesnate një person ka kryer vetëvrasje me një mjet shpërthyes. Pak para vetëvrasjes, personi nga udhëkryqi në afërsi të Qendrës Sportive në rrethin e Ambasadës së SHBA-ve hodhi një bomb.
Sipas informatave nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, me shumë gjasa bëhet fjalë për bomb dore.
- Kreu i policisë mbërrin para ambasadës së SHBA-së
Ministri i Brendshëm i Malit të Zi Mevludin Nuhoxhiç, drejtori i Policisë Sllavko Stojanoviç si dhe krerët e strukturave të policisë arritën në vendin e sulmit me bombë ndaj ambasadës së SHBA-së në Podgoricë, e cila nodhi mbrëmë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia thotë se në vijim është identifikimi i personit që hodhi bombën në oborrin e ambasadës, pas së cilës bëri vetëvrasje.
Deri më tani sulmuesi ende i paidentifikuar hodhi një bombë mbrëmë vonë në oborrin e Ambasadës së SHBA-së në Podgoricë, pas së cilës me anë të një mjeti shpërthyes kreu vetëvrasje. Në vijim është identifikimi i sulmuesit.
Vendi rreth ambasadës është bllokuar që nga mbrëmë vonë, ku hetimet në terren janë duke i kryer pjesëtarët e policisë.
I shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës amerikane në Mal të Zi, në vendin e ngjarjes mbërriti edhe ministri i Brendshëm Mevludin Nuhoxhiç dhe drejtori i Policisë, Sllavko Stojanoviç.
MPB-ja njoftoi se policia e Podgoricës është duke punuar intensivisht për të identifikuar personin i cili natën e kaluar hodhi një bombë në oborrin e Ambasadës së SHBA në kryeqytetin malazez dhe më pas hodhi veten në erë.
Trafiku rreth ambasadës së SHBA-së është bllokuar që nga mbrëmë ndërkohë që edhe këmbësorët nuk lejohen të lëvizin rreth vendngjarjes.
Në vendngjarje nga mëngjesi janë vendosur pjestarët e njësisë speciale të policisë malazeze, të cilët sigurojnë hapësirën rreth ambasadës.
Ambasada e SHBA-së lëshoi një paralajmërim për qytetarët e SHBA-së që të shmangin zonën përreth ndërtesës së ambasadës, tubime të mëdha, të ndjekin mediat lokale dhe udhëzimet e qeverisë. Të gjitha shërbimet për dhënien e vizave sot janë anuluar.