Mustafa Talha Öztürk
30 Dhjetor 2020•Përditësim: 30 Dhjetor 2020
Grupi i parë i vaksinës ruse Sputnik V kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka mbërritur në Serbi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar njoftoi se kontigjenti i parë me 2.400 doza u dërgua në Institutin Torlak për Virologji, Vaksina dhe Serume në kryeqytetin Beograd.
Lonçar tha se vaksinat janë në pritje të miratimit nga Agjencia e Barnave dhe Instituti Torlak dhe se ata do të fillojnë të përdoren midis 2-4 janarit.
"Sasi më të mëdha do të arrijnë menjëherë pas Vitit të Ri", tha Lonçar.
Më 24 dhjetor, Serbia filloi një fushatë vaksinimi kundër koronavirusit në shtëpitë e të moshuarve me vaksinën Pfizer/BioNTech.
Serbia është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që ka marrë deri më tani vaksinën kundër COVID-19.