Shpetim Hiseni
15 Dhjetor 2025•Përditësim: 16 Dhjetor 2025
Sheshi “Maqedonia” në kryeqytetin Shkup është zbukuruar me rastin e festimeve të Vitit të Ri, raporton Anadolu.
Pema e Vitit të Ri, e vendosur më parë në shesh, u ndriçua gjatë një ceremonie ku morën pjesë qytetarë, duke krijuar një atmosferë festive dhe të ngrohtë.
Ky vit sjell edhe aktivitete të reja festive nën moton “Shkupi – Përrallë dimërore e Vitit të Ri”, duke përfshirë hapjen e tregut të Krishtlindjeve, ku qytetarët mund të shijojnë produkte tradicionale, si dhe aktivitete për fëmijë e të rritur.