Agim Sulaj
22 shkurt 2022•Përditësim: 22 shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se një person i infektuar me koronavirus ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.102, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 158 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 225.407.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.626 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.751.239 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 644 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 218.909, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.396.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.211 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.808.724 doza të vaksinës. Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.