Agim Sulaj
11 Prill 2021•Përditësim: 12 Prill 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 12 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.988, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 529 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 97.996 raste.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 4.413 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 475.417 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 503 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 82.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.944.