Agim Sulaj
16 Shtator 2021•Përditësim: 17 Shtator 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 14 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.859, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 368 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 158.396.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 6.882 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.138.715 teste.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 1.382 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 142.064 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13.473.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës. Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.