Agim Sulaj
12 Shtator 2021•Përditësim: 13 Shtator 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 23 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.795, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 424 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 157.002.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 8.270 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.111.876 teste.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 1.324 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 136.582 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 17.625.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës. Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.