Agim Sulaj
09 Janar 2022•Përditësim: 10 Janar 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus mbetet 2.991, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 304 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 162.677.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 10.042 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.428.096 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 3 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 158.134, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.552.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.103 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.692.762 doza të vaksinës. Deri më sot 789.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.