Agim Sulaj
25 Shtator 2021•Përditësim: 26 Shtator 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 8 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.931, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 88 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.793.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 4.704 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.182.206 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 651 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 152.062, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 4.800.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës. Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.