Agim Sulaj
29 Shtator 2020•Përditësim: 29 Shtator 2020
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, duke bërë që numri i të vdekurve të mbetet 625, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) 54 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 15.574.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 670 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 67.294 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 72 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.