Agim Sulaj
20 Korrik 2022•Përditësim: 21 Korrik 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se dy persona të infektuar me koronavirusin COVID-19 kanë ndërruar jetë, derisa numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 3.153, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 1.793 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 240.066.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 4.513 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.879.139 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 174 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 228.878, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.035.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 263 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.832.976 doza të vaksinës. Deri më sot 824.036 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.