Agim Sulaj
17 Janar 2022•Përditësim: 17 Janar 2022
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus mbetet 2.994, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 728 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 166.862.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 5.297 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.480.502 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 99 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 158.750 ndërsa numri i rasteve aktive është 5.118.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës. Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.