Agim Sulaj
09 Qershor 2021•Përditësim: 09 Qershor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.247, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 21 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.533.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar 2.114 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar 633.931 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuar për 111 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 104.454 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 832.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.753 doza të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 86.489 doza të vaksinës.