Zylfije Adem Jakupi
25 Korrik 2022•Përditësim: 26 Korrik 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një person i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka shkuar në 3.164, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 582 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 245.275.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.233 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.894.019 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 635 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 232.813, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.240.
Sa i përket procesit të vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.833.534 doza të vaksinës. Deri më sot 824.110 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.