Aldijana Hadzic
17 Qershor 2020•Përditësim: 17 Qershor 2020
Numri i rasteve të reja me koronavirus (COVID-19) në periudhën 24 orëshe në Republikën e Kroacisë është tre, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 është rritur në 2.258, raporton Anadolu Agency (AA).
Një person i sapo sëmurë është nga prefektura e Splitit dhe dy nga Qyteti i Zagrebit, tha Shtabi i Mbrojtjes Civile të Kroacisë.
Deri më tani janë testuar 70.712 persona, 186 prej tyre në 24 orët e fundit.
Pesë persona janë në spital dhe asnjë pacient në respirator.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2.141, që është një i sapo shëruar brenda 24 orëve.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 107.