Agim Sulaj
10 Prill 2026•Përditësim: 10 Prill 2026
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutë për të vërtetën e luftës së Kosovës, raporton Anadolu.
Rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për mbrojtjen e viktimave dhe për të vërtetën historike të luftës, është miratuar sot në Kuvend.
Rezoluta i ka marrë 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Në këtë rezolutë përfshihet edhe pika për inicimin e dënimit të atyre që mohojnë ose minimizojnë krimet serbe.
Propozimi i kësaj rezolute erdhi pas ekspozitës në sheshin e Prishtinës e cila pasqyroi të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë dhe ngjalli reagime nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e mbështetën ndërkaq rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për çmimet e naftës në vend.
Rezoluta e LDK-së parashihte uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 për qind në 8 për qind, si dhe subvencionimin e çmimeve të naftës për sektorët më të ndjeshëm, përfshirë bujqësinë, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.