Ekip
01 Prill 2021•Përditësim: 02 Prill 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 29 viktima dhe 1.402 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 131.424, ndërsa numri i vdekjeve në 3.810.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 761 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 107.740 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 629.233 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.978 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 19.874.