Furkan Abdula
02 Janar 2022•Përditësim: 03 Janar 2022
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 246 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara që nga fillimi i epidemisë në 225.730, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në të njëjtën periudhë janë raportuar 3 persona të vdekur nga COVID-19. Numri i viktimave nga virusi arriti në 7.975.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 547 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 212.927.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 4.828.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 4.072 testime për COVID-19 ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.608.232 testime.