Abdula Berisha
12 Dhjetor 2022•Përditësim: 13 Dhjetor 2022
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka marrë informacion me e-mail se në objektin e ministrisë janë vendosur mjete shpërthyese, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ministria ka njoftuar menjëherë shërbimet përkatëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas udhëzimeve të të cilave objekti është evakuuar menjëherë. Në përputhje me protokollet e sigurisë, sapo të krijohen kushtet e duhura, punonjësit do të kthehen në punë", thonë nga MPJ.
Ditëve të fundit, shumë shkolla dhe objekte tjera publike kanë pranuar informacion për bomba të vendosura, ndërsa të gjitha paralajmërimet kanë rezultuar të rreme.