Admir Fazlagikj
21 Nëntor 2019•Përditësim: 22 Nëntor 2019
Policia e Maqedonisë së Veriut ka zbuluar 33 migrantë në afërsi të Strumicës, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Më 20 nëntor 2019 rreth orës 20:30, efektivët e policisë nga stacioni policor në Strumicë, në koordinim e Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare-Lindje, afër fshatit Svidovicë të Strumicës ka zbuluar 33 migrantë, prej të cilëve 21 shtetas afganë, 7 pakistanezë, 3 iranianë dhe 2 irakianë", njoftoi Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Më tej thuhet se migrantët iu dorëzuan Qendrës së Pranimit në Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme.