Shpetim Hiseni
12 Prill 2020•Përditësim: 13 Prill 2020
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se me konfirmimin e 68 rasteve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi në vend është rritur në 828, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë tha në një deklaratë se 404 teste janë kryer në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve për COVID-19 në 8.057.
Deri më tani, 34 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.