Fatjon Cuka
26 Shtator 2025•Përditësim: 26 Shtator 2025
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është takuar me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, transmeton Anadolu.
Spiropali është takuar me homologen e Kosovës në New York, ku po qëndrojnë në kuadër të punimeve të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
"Takim pune me (ministren) Gërvalla-Schwarz, ku jo vetëm rastësia na veshi kuq e zi", ka shkruar Spiropali në rrjetet sociale.
Gjatë qëndrimit në New York, ministrja Spiropali është takuar me homologë dhe zyrtarë të tjerë të vendeve të ndryshme, si dhe ka marrë pjesë në disa takime dhe aktivitete.