Kaan Bozdoğan
07 Shtator 2022•Përditësim: 07 Shtator 2022
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Serbi ku është pritur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç në aeroportin "Nikola Tesla" në Beograd, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të turit ballkanik, Erdoğan gjatë ditës ka zhvilluar vizitë zyrtare në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa sonte ka mbërritur në Serbi.
Në aeroportin e Beogradit, përveç homologut serb Vuçiç, ai u prit nga ambasadori serb në Ankara, Zoran Markoviç, ambasadori turk në Beograd, Hami Aksoy, konsulli i përgjithshëm turk në Novi Pazar, Başar Başol dhe zyrtarë të tjerë.
Delegacioni turk i kryesuar nga presidenti Erdoğan përfshin bashkëshorten e tij Emine Erdoğan, ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu; ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu; ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy; ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar; ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank; ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci; ministri i Tregtisë, Mehmet Muş; ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu; kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, Ismail Demir; Kryetari i Çështjeve Fetare të Türkiye-s (Diyanet), Ali Erbaş, shefin e Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun; zëdhënësin presidencial, Ibrahim Kalın; kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë të Türkiye-s, Erol Özver; si dhe përfaqësues të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe afaristë turq.
Pas vizitës së tij në Serbi, Erdoğan do të udhëtojë edhe në Kroacinë, ku do të përfundojë turneun e tij rajonal.