Ferdi Türkten
08 Korrik 2019•Përditësim: 08 Korrik 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë, për të marrë pjesë në Samitin dyditor të Procesit të Bashkëpunimit Evropës Juglindore (SEECP), raporton Anadolu Agency (AA).
Ai në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Zoran Djeric, ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ambasadori turk në Sarajevë, Haldun Koç dhe zyrtarë të tjerë.
Bashkë me Erdoğan në Bosnjë Hercegovinë mbërritën edhe bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan.
Erdoğan në kuadër të vizitës së tij në këtë vend pritet të takohet me anëtarët e këshillit presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe të realizojë takime dypalëshe me liderët e disa vendeve. Ai gjithashtu do të vizitojë ushtarët turq me detyrë në Bosnjë dhe Hercegovinë në kuadër të misionit të Bashkimit Evropian (BE), Althea.