Ahmet Nurduhan
29 Tetor 2022•Përditësim: 30 Tetor 2022
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen në Mal të Zi është shtyrë për shkak të motit të keq, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Zyra e Qendrës Informative të BE-së në Mal të Zi u theksua se vizita që Von der Leyen duhej të zhvillonte në Mal të Zi u shty për shkak të kushteve të këqija të motit.
Presidentja e KE-së, Von der Leyen në një postim nga llogaria e saj në Twitter tha: "Fatkeqësisht për shkak të motit të keq këtë mëngjes isha e detyruar të shtyj vizitën time në Mal të Zi. Këtë vizitë e planifikoj sërish. Pres me padurim që së shpejti të vizitoj sërish vendin tuaj të bukur".
Von der Leyen, vizita e të cilës u shty në Mal të Zi, së fundmi ka zhvilluar vizita zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.