Mustafa Talha Öztürk
09 Qershor 2022•Përditësim: 10 Qershor 2022
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, rezultoi pozitive në koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i saj, Martin Strizinec, tha në një deklaratë se testi i presidentes Caputova në COVID-19 ishte pozitiv dhe për këtë arsye takimet e saj të planifikuara u shtynë.
Ishte e planifikuar që Caputova, së bashku me presidentin polak Andrzej Duda, të vizitonin Italinë dhe Portugalinë sot për të krijuar mbështetje për një rrugë të shpejtë të pranimit të Ukrainës në BE.
Javën e kaluar, Sllovakia njoftoi se do të dorëzojë në Ukrainë tetë 8 obusë "Zuzana 2".