Agim Sulaj
26 tetor 2026•Përditësim: 26 tetor 2026
Parqet, rrugët dhe sheshet e Prishtinës kanë marrë pamje të veçantë me ardhjen e vjeshtës, ndërsa gjethet e pemëve të cilat kanë marrë ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe po i japin kryeqytetit të Kosovës një atmosferë karakteristike të kësaj stine, raporton Anadolu.
Pamje mahnitëse ofron Parku i Gërmisë dhe Parku i Taukbahçes, dy prej hapësirave më të frekuentuara nga qytetarët që dëshirojnë të bëjnë një sheti dhe aktivetet rekreativ në ajër të pastër afër Prishtinës.
Gjethet kanë mbuluar këtu tokën, ndërsa ekipet e mirmbajtjes kanë pastruar pjesë të cilat shfrytëzohen për vrapim, ecje dhe sporte tjera.
Parku i Gërmisë vazhdon të mbetet një nga destinacionet e pëlqyera për qytetarët. Edhe pse numri i vizitorëve është më i vogël krahasuar me muajt e verës, ditët me diell tërheqin qytetarë për ecje dhe vrapim mes pemëve të veshura me ngjyrat e vjeshtës.