Aldijana Hadzic
06 Shtator 2022•Përditësim: 06 Shtator 2022
Deputetë nga dy dhomat e parlamenteve të Bosnje e Hercegovinës (BeH) u takuan me delegacionin e Republikës së Türkiye-s të kryesuar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pritjen në Sarajevë morën pjesë Kryetari i Dhomës së Popullit, Nikola Shpiriç, zv/kryetari i Parë Bakir Izetbegoviç, zv/kryetarja e Parë e Dhomës së Përfaqësuesve, Borjana Krishto, si dhe zv/kryetari i dytë Denis Zvizdiç.
Përveç anëtarëve të kabinetit të tij, Erdoğan shoqërohej nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan; ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu; ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu; ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy; ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar; ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank; ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci; ministri i Tregtisë, Mehmet Muş; ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu; kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, Ismail Demir; Kryetari i Çështjeve Fetare të Türkiye-s (Diyanet), Ali Erbaş dhe përfaqësues të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).
Pas Sarajevës, presidenti turk do të udhëtojë për në Beograd, ku përveç takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, e presin një sërë programesh.
Ndalesa e fundit e turit rajonal do të jetë Kroacia. Të enjten, Erdoğan do të zhvillojë takime me presidentin kroat Zoran Milanoviç dhe kryeministrin Andrej Plenkoviç në Zagreb. Presidenti i Türkiye-s do të hapë edhe Qendrën Kulturore Islame në Sisak, e cila është ndërtuar me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Gjithashtu, është planifikuar të mbahet një forum biznesi në Kroaci.