Ekip
15 Shtator 2021•Përditësim: 16 Shtator 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë vdekur 32 persona dhe janë regjistruar 7.628 raste të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç theksohet në faqen zyrtare 'covid19.rs', 3.621 persona u shtruan në spital, ndërsa 167 persona janë në respiratorë.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 7.633, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 0,91 për qind.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në Serbi janë regjistruar 838.512 raste me COVID-19 nga gjithsej 5.316.382 teste të kryera për persona të dyshuar me COVID-19.