Bojana Stojanovic
05 Qershor 2020•Përditësim: 06 Qershor 2020
Një tjetër persona ka vdekur nga koronavirusi i ri(COVID-19) në Serbi, kurse janë regjistruar 96 raste të reja, duke rritur bilancin e të prekurve në 11.667, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga dita e djeshme janë testuar 4.795 persona, prej të cilëve 96 rezultuan pozitiv me COVID-19.
Ndërkohë 390 persona janë shtruar në spital dhe 12 pacientë janë në respirator.
Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një i vdekur nga koronavirusi, me çka ka rritur në 247 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.
Deri më tani në Serbi janë testuar 266.061 qytetarë.