Ayhan Mehmet
13 Shkurt 2023•Përditësim: 13 Shkurt 2023
SHBA-ja dhe Greqia po zhvillojnë stërvitje në poligonin e qitjes së tankeve në Xanthi në Trakinë Perëndimore, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës së Komandës së Forcave Tokësore Greke, SHBA-ja dhe Greqia nisën një stërvitje të quajtur “Bashkëpunimi i Trakisë - 23” në qytetin e Xanthit.
Në stërvitjen, e cila zhvillohet në poligonin e qitjes së tankeve, marrin pjesë Brigada e 25-të e Blinduar, Brigada e 71-të e Transportit Ajror, Brigada e 21-të e Blinduar, Brigada e Parë e Aviacionit të Ushtrisë dhe Ekipi Luftarak i Brigadës së II-të të Regjimentit Ajror 101 të SHBA-së.
Gjatë stërvitjes do të realizohen shumë skenarë operacionalë, të cilët do të zhvillohen përmes Sistemeve Taktike të Simulimit të Luftimit.
Stërvitja e nisur më 10 shkurt do të përfundojë më 24 shkurt.