Agim Sulaj
26 Gusht 2019•Përditësim: 26 Gusht 2019
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka thënë se së shpejti do të vendos edhe për datën e re të zgjedhjeve parlamentare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Thaçi tha se ky është një test për forcimin e demokracisë në Kosovë.
“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”, shkroi Thaçi.
Dekreti hyn në fuqi nga data e nënshkrimit të tij, gjegjësisht nga data 26 gusht, ndërsa ai do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Thaçi, sipas Kushtetutës, do të shpallë zgjedhjet e reja parlamentare jo më larg se 45 ditë nga shpërndarja e Kuvendit që ndodhi me votat e shumicës së deputetëve më 22 gusht.