Shpetim Hiseni
30 qershor 2026•Përditësim: 30 qershor 2026
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë së cilës është diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal, transmeton Anadolu.
Në një postim në rrjetet sociale, Vuçiq tha se biseda konfirmoi gatishmërinë për vazhdimin e zhvillimit të marrëdhënieve të afërta dhe miqësore ndërmjet dy vendeve.
Ai shtoi se u shkëmbyen mendime për çështje të rëndësishme rajonale, avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe mundësitë për lidhje më të forta në fusha me interes të përbashkët.
Presidenti serb theksoi se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe për forcimin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se kjo është në interesin më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve dhe të gjithë rajonit.