Bayram Altuğ
20 prill 2017•Përditësim: 20 prill 2017
GJENEVË (AA) - Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë Staffan de Mistura, tha se është shtyrë takimi për Sirinë i cili duhej të mbahej në Gjenevë të Zvicrës më 24 prill mes SHBA-ve, Rusisë dhe OKB-së dhe se po të njëjtën ditë do të zhvillohet një takim me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mistura në një konferencë për media të mbajtur në Zyrën e OKB-së në Gjenevë ka theksuar se takimi trepalësh që duhej të mbahej më 24 prill është shtyrë për shkak se nuk janë të përshtatshme data dhe kushtet.
"Në vend të kësaj do të ketë bisedime intensive me zv.ministrin e Jashtëm rus Gennady Gatilov. Do të diskutojmë proceset e Astanas dhe të Gjenevës", tha përfaqësuesi i OKB-së.
Pas një pyetjeje për mospjesëmarrjen e SHBA-ve në takim Mistura është përgjigjur se "Për mospjesëmarrjen e SHBA-ve në takimin e ditës së hënë duhet ti pyesni ata".
Ndër të tjera Mistura ka theksuar se për raundin e gjashtë të bisedimeve sipas zhvillimeve në terren nuk kanë ndryshuar objektivat për nisjen në një datë të përshatshme brenda muajit të ardhshëm
Bisedimet e raundit të pestë të bisedimeve në Gjenevë janë mbajtur më 22 mars-1 prill.