Rauf Maltaş
21 Shtator 2016•Përditësim: 21 Shtator 2016
ŞANLIURFA (AA) - RAUF MALTAŞ
Kryetari i Platformës për Ndihmat Humanitare që ka ndihmuar më shumë Sirinë deri më tani që nga fillimi i konfliktit, Osman Gerem, tha se ndalimi i operacioneve të ndihmave humanitare nga OKB-ja në Siri do të thotë lënia e civilëve në mëshirë të vdekjes atje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA Gerem tha se në 6 vite platforma e tij ka dërguar 267 kamionë me ndihma humanitare në Siri.
Duke theksuar se me ndihmën e popullit turk i cili është shumë humanist, kanë dërguar një sasi të konsiderueshme ndihmash në Siri, por se në dy vitet e fundit kanë hasur pengesa dhe mungesa e një korridori ndihmash ka bërë që ato të mos dërgohen në rajonet problematike.
"Ndihmat e fundit që shkuan u bombarduan nga disa fuqi"
OKB duhet të hapë sa më parë një korridor për ndihmat humanitare tha Gerem dhe më pas ai thekson: "Veçanërisht ndihmat e fundit që shkuan u sulmuan nga disa fuqi ushtarake. Humbja e 12 jetëve në sulmin ndaj 20 kamionëve na ka pikëlluar shumë. Ajo që OKB duhet të bëjë është të mundësojë një korridor të sigurtë për ndihmat humanitare. Të ndalosh operacionet e dërgimit të ndihmave humanitare, do të thotë të lënia e civilëve në mëshirë të vdekjes. OKB nuk duhet të ndalojë ndihmat se u bombarduan 20 kamionë. Fëmijët, të rinj, gra dhe pleq janë në një gjendje të mjerueshme atje që presin ndihmat humanitare. Synimi i të gjitha fuqive ndërkombëtare, OKB-së dhe forcave të koalicionit, duhet të jetë padyshim dërgimi në mënyrë të sigurtë i ndihmave në vendet problematike."