Övünç Kutlu
29 Mars 2016•Përditësim: 29 Mars 2016
NEW YORK (AA) – Pa ndihmën e kompanisë Apple, Byroja Federale Hetimore (FBI) ka zgjidhur problemin e kodit të telefonit të terroristit i cili kreu sulmin në San Bernardino, ku përfundoi “beteja" disamujore për fjalëkalimin mes FBI-së dhe kompanisë Apple, raporton Anadolu Agency (AA).
Në dhjetor të vitit të kaluar Sayed Ridvan Farook kreu sulmin terrorist në San Bernardino, ndërsa FBI-ja nga Apple kërkoi ndihmë për zhbllokimin e kodit të iPhone të tij, gjë të cilën kompania e refuzoi, duke pohuar se kjo paraqet rrezik sigurie për të gjithë shfrytëzuesit e aparateve të ngjashëm të telefonit.