Ayhan Şimşek
26 Korrik 2019•Përditësim: 27 Korrik 2019
Gjermania planifikon të bashkohet me koalicionin ndërkombëtar të propozuar nga Mbretëria e Bashkuar për të mbrojtur anijet tregtare që lundrojnë nëpër ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportuan se ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka njoftuar komitetin e çështjeve të jashtme të parlamentit dhe qeveria do të sjellë mocion në parlament me çka do të kërkojë autorizimin për vendosjen e mundshme.
Mbretëria e Bashkuar të hënën bëri thirrje për një mision detar të udhëhequr nga Evropa për të siguruar kalimin e sigurt në Gjirin Persik, pas konfiskimit të tankerit britanik javën e kaluar nga Irani.
SHBA gjithashtu më herët njoftoi plane për një koalicion ushtarak ndërkombëtar për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve në Gjirin Persik dhe Jemen.
Tensionet me Iranin muajin e kaluar u përshkallëzuan pasi dy tankera u sulmuan në ngushticën e Hormuzit. SHBA e konsiderojnë Iranin përgjegjës për sulmet, një akuzë e mohuar nga Teherani.
Disa ditë më vonë, Irani rrëzoi një dronë amerikan duke pretenduar se ka shkelur hapësirën ajrore të Iranit, por SHBA-të thanë se droni ishte mbi ujërat ndërkombëtar.