Tufan Aktaş
01 prill 2020•Përditësim: 02 prill 2020
Amnesty International pretendon se në Somali gjatë sulmeve ajrore në shkurt janë vrarë dy civilë, ndërsa tre të tjetër janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata në raportin e saj akuzon Komandën e Forcave Amerikane në Afrikë (AFRICOM) për vrasjen dhe plagosjen e civilëve gjatë sulmeve ajrore të kryera në shkurt.
Ndërsa theksoi se objektivi i sulmit të ndërmarrë më 2 shkurtit në Jubba ishte një familje e mbledhur rreth tryezës, raporti thekson se një vajzë tetëmbëdhjetë vjeçare u vra gjatë sulmit, ndërsa tre persona u plagosën, përfshirë fëmijë.
Raporti përmend gjithashtu sulmin, i cili ndodhi tre javë më vonë, në të cilin u vra një punonjës i Harmuud Telecom.
"Sulmet e fshehta ajrore të SHBA-së në Somali vazhdojnë të vrasin civilë", thuhet në raport, duke shtuar se askush nuk jep përgjegjësi për civilët e vrarë në luftë.
Amnesty International edhe më parë ka thënë se SHBA po sulmojnë civilët, ndërsa SHBA ka hedhur poshtë pretendimet.
SHBA ka realizuar mbi 30 sulme ajrore në Somali që nga fillimi i këtij viti.