Özgün Tiran
14 Nëntor 2016•Përditësim: 15 Nëntor 2016
KIRKLARELI (AA) – Vërehet "Super Hëna" në Edirne dhe Kırklareli, raporton Anadolu Agency (AA).
Shumë qytetarë dhe të pasionuar të fotografisë në Kırklareli dhe Edirne kanë kaluar natën në rrugë për të kapur pamje të "Super Hënës".
Qytetarët të cilët kanë vërejtur hënën, këtë mbrëmje do ta shikojnë ardhjen e saj në pikën më të afërt. Kjo do të jetë hëna e plotë më e afërt jo vetëm e vitit 2016, por në të njëjtën kohë e shekullit 21.
Bëhet e ditur se hëna nuk do të afrohet kaq afër deri më 25 nëntor të vitit 2034 dhe se hëna e plotë për herë të parë pas 68 vitesh do të duket 14 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e ndritshme.