Dmitri Chirciu
22 Qershor 2022•Përditësim: 22 Qershor 2022
Bashkia e Moskës ndryshoi emrin e sheshit ku ndodhet ndërtesa e Ambasadës së SHBA-së në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut, e cila u shpall nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Bashkisë së Moskës, thuhet se është bërë një anketë për ndryshimin e adresës së ambasadës amerikan në Moskë.
"Ambasada e SHBA-së në Moskë ka një adresë të re zyrtare. Misioni diplomatik i SHBA-së tani do të gjendet në Sheshin e Republikës Popullore të Donetskut nr:1. Rreth 45 për qind e atyre të cilët morën pjesë në anketë e miratuan këtë", thuhet në deklaratë, sipas së cilës, 278.684 persona kanë marrë pjesë në anketë.
Rruga e mëparshme e ambasadës kishte emrin Bolshoi Devyatinskiy.