Sayed Khodaberdi Sadat
28 Tetor 2017•Përditësim: 29 Tetor 2017
KABUL (AA) - Të paktën një ushtar afgan u plagos nga rrëzimi i një helikopteri të NATO-s në provincën Logar të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i provincës së Logar-it, Muhammad Halim Fedai konfirmoi se helikopteri kishte rënë duke u përplasur në një pemë aty pranë. Helikopteri ishte përfshirë në sulme ajrore kundër talebanëve në atë zonë.
Fedai tha se një ushtar afgan u plagos. Megjithatë, talebanët pretendojnë se ata kanë rrëzuar helikopterin dhe me këtë rast kanë vrarë 43 pjesëtarë të forcave të sigurisë.