Sayed Khodaberdi Sadat
19 Mars 2019•Përditësim: 19 Mars 2019
KATalibanët në Afganistan kanë rrëmbyer 58 ushtarë afganë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Afganistanit, Kais Mengel, tha se militantët kanë kryer një sulm ndaj post blloqeve ushtarake në qarkun Bala Murghab, pas së cilës kapën ushtarët.
Mengel shtoi se janë duke punuar për shpëtimin e ushtarëve.
Talibanët njoftuan se pas sulmit është marrë kontrolli ndaj disa post blloqeve ushtarake.