Ali Murat Alhas
05 Qershor 2020•Përditësim: 05 Qershor 2020
Rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë tejkaluan 170 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat nga "Worldometer" regjistruan 4.755 vdekje nga pandemia.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 6.492 raste të reja, duke e çuar totalin në 171.477.
Më shumë se 75.200 persona janë shëruar nga sëmundja.
Vendet më të prekura janë Egjipti, Afrika e Jugut, Algjeria, Nigeria, Sudani, Maroku dhe Kameruni.
Në Egjipt janë regjistruar 1.126 vdekje, 848 në Afrikën e Jugut, 681 në Algjeri, 315 në Nigeri, 314 në Sudan, 208 në Marok dhe 203 në Kamerun.