Ömer Erdem
24 Qershor 2020•Përditësim: 24 Qershor 2020
Në kontinentin e Afrikës rritet në 327.464 numri i rasteve dhe në 8.653 numri i viktimave si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në të gjithë kontinentin janë shënuar 9.143 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit duke e rritur në 327.464 numrin e rasteve dhe me 282 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave arrin në 8.653.
Numri më i lartë i viktimave në kontinent nga COVID-19 është regjistruar në Egjipt me 2.365 vdekje, ndërsa në Afrikën e Jugut 2.102, në Algjeri 861, në Sudan 548, Nigeri 533 dhe Kamerun 313.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 106.108 raste, Egjipti me 58.141, Nigeria me 21.371, Gana me 14.568, Kameruni me 12.270, Algjeria me 12.076 dhe Maroku me 10.344 raste.
Ndërkohë numri i të shëruarve në Afrikë ka tejkaluar shifrën 157 mijë.
Përderisa në Sejshelle nuk ka më raste aktive me COVID-19 thuhet se krahas këtij vendi deri më tani nuk janë raportuar raste të vdekjeve në Eritre, Ugandë, Namibi dhe Lesoto.