Said İbicioğlu,Ömer Koparan
31 janar 2018•Përditësim: 31 janar 2018
AZEZ (AA) - Në një fshat në Afrin të cilin Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e çliruan nga PYD/PKK-ja u zbulua një rrjet tunelesh dhe strehimore (bunkerë) i ndërtuar 4 metra nën tokë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi TSK dhe ULS në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" çliruan kodrën Burseya, terroristët u tërhoqën në fshatin Kastel Xhundo, i cili u mor nën kontroll me përparimin tokësor të TSK-së dhe ULS-së pas bombardimeve të kryera nga avionët turq mbi pozicionet dhe kullat vëzhguese të terroristëve përreth fshatit.
Në kërkimet e nisura pas pastrimit të pozicioneve të PYD/PKK-së u gjetën strehimore dhe tunele të cilët terroristët i kishin ndërtuar për t'u mbrojtur nga bombardimet e avionëve luftarakë dhe bombardimeve të tjera të rënda.
Në inspektimet e kryera u kuptua se rrjeti i tuneleve në fjalë ndërlidhte të ashtuquajturat qendra komanduese me vende të ndryshme dhe kullat e rëndësishme të vrojtimit të organizatës terroriste.
Tunelet dhe strehimoret e filmuara nga AA-ja kanë tërhequr vëmendjen se ishin të ndriçuara nga një sistem elektrik të instaluar dhe se janë të projektuar për t'u përdorur 24 orë në ditë me materiale të ndryshme jetese.
Ndërkohë është vërejtur se një nga strehëzat e lyera dhe të suvatuar përdorej nga organizata si të ashtuquajtura zyra qendrore.
Gjithashtu në strehimoret (bunkerët) janë gjetur ditarë të terroristëve në gjuhën turke dhe kurde, një sërë dokumentesh me pëmbajtje politike si dhe fotografi të kryeterroristit Abdullah Öcalan.
Dihet se PYD/PKK ka ndërtuar një numër të madh të tuneleve dhe strehëzave (bunkerë) në rajonet shkëmbore dhe malore në Afrin ku organziata terroriste për rreth 7 vite me radhë ka qenë e përqendruar intensivisht në këtë rajon.