Salim Taş,İzzet Mazi
15 Janar 2018•Përditësim: 16 Janar 2018
HATAY/KİLİS (AA) – Në 2,5 vitet e fundit, dy ushtarë turq kanë rënë dëshmorë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e sulmeve në stacionet kufitare të Hatayit dhe Kilisit nga rajoni i Afrinit në Siri që gjendet nën kontrollin e organizatës terroriste YPG/PYD/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të siguruara nga AA, në 2,5 vitet e fundit, nga rajoni i Afrinit, ku strehohen anëtarët e organizatës terroriste YPG/PYD/PKK, drejt stacioneve kufitare turke janë kryer dhjetë sulme në Hatay dhe dy në Kilis.
Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë neutralizuar një numër të madh të terroristëve duke u kundërpërgjigjur ndaj sulmeve në përputhje me rregullat e angazhimit.

2 ushtarë ranë dëshmorë në Hatay
Si pasojë e dhjetë sulmeve të kryera nga terroristët përtej kufirit, konkretisht ndaj Hatayit fqinj me Sirinë, dy ushtarë kanë rënë dëshmorë, ndërkohë që një stacion kufitar ka pësuar dëme.
Më 10 shtator të vitit 2015, nga lokacioni i kujdestarisë i Personelit të Stacionit Kufitar për Këmbësori Cilvegözü, që vepron në kuadër të Komandës së Regjimentit të Këmbësorisë Kufitare në Hatay, u morën pamje të pjesës siriane. Gjatë zjarrit të hapur nga Siria, u lëndua një ushtar i cili po patrullonte. Ushtari i plagosur ndërroi jetë edhe përkundër intervenimit në spital.
Kundër stacionit kufitar Erol Çavush i lokalizuar në kufi, më 8 shtator të vitit 2016, nga i ashtuquajturi "kantoni i Afrinit" në Siri u hap zjarr me armë automatike. Në kuadër të vetëmbrojtjes, pasoi kundërpërgjigje me armë automatike.
Ndaj po të njëjtit stacion, më 27 prill të vitit 2017, u krye sulm me armë Zagros.
Kundërpërgjigje me artileri kishte dhe më 20 tetor të vitit 2016 ndaj pesë predhave mortajë të hedhura nga anëtarët e organizatës terroriste YPG/PYD/PKK në një sipërfaqe të zbrazët nën përgjegjësi të stacionit kufitar Güntepe të Hatayit. Pas ngjarjes në të cilën nuk kishte viktima dhe dëme materiale, në objektivat terroriste të zbuluara forcat turke gjuajtën me obusë të tipit "Fırtına" (Stuhi).
Më tej, si pasojë e zjarrit të hapur më 22 mars të vitit 2017 nga një snajperist i rajoneve të pushtuara nga organizata terroriste YPG/PYD/PKK, gjatë kujdestarisë u vra Hüseyin Koroç, i caktuari me detyrë nga Komanda e Stacionit Kufitar Bükülmez të qytetit Reyhanlı.
Këtij sulmi, në kuadër të vetëmbrojtjes, forcat turke iu kundërpërgjigjën me sulm artilerik.
Më 26 prill dhe 30 qershor në Stacionin Kufitar Gökhan të qarkut Hassa të Hatayit ndodhën sulme ajrore dhe gjuajtje provokative. Sulmi nuk shkaktoi humbje në njerëz apo të plagosur, edhe pse stacioni pësoi dëme materiale.
Stacionet kufitare u sulmuan edhe me anti-tank. Nga sulmi nuk pësuan viktima në stacion, megjithatë, forcat e sigurisë kufitare u kundërpërgjigjën me sulm artilerik ndaj zjarrit të hapur nga territoret e kontrolluara nga YPG/PYD/PKK.
Më 27 prill të vitit 2017, terroristët ndërmorrën 30-40 gjuajtje me armë automatike ndaj Stacionit Kufitar Halepli, që vepron në kuadër të Komandës së Regjimentit të 2-të Kufitar të Brigadës së 39-të të Këmbësorisë së Mekanizuar, dhe pesë gjuajtje artilerike ndaj automjetit të mekanizuar ZMA të lokalizuar në rajonin e Stacionit Kufitar Ufuk.
Një ushtar u plagos si pasojë e sulmeve në Kilis
Organizata terroriste YPG/PYD/PKK ka realizuar dy sulme ndaj stacioneve të vijës kufitare në Kilis.
Më 15 shkurt të vitit 2016, pas gjuajtjes me mortajë në drejtim të zonës që gjendet nën përgjegjësinë e Stacionit Kufitar Demirışık, njësitë e TSK-së të vendosura në vijën kufitare realizuan gjuajtje me obusë "Fırtına" ndaj objektivave të YPG/PYD/PKK-së në Azez të Halepit.
Si pasojë e gjuajtjes provokative nga terroristët në Afrin në drejtim të Stacionit Kufitar Saatli që gjendet nën përgjegjësinë e Komandës së Batalionit të 3-të Kufitarë të Këmbësorisë, u plagosur një ushtar që gjendej në kasolle të kujdestarisë.
Pjesëtarët e forcave turke të vendosura në rajon u kundërpërgjigjën në kuadër të rregullave për angazhim.