Gamze Türkoğlu Oğuz
26 Tetor 2017•Përditësim: 26 Tetor 2017
HELSINKI (AA) – Katër persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti hekurudhor në jug të Finlandës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët policorë dhe ushtarak njoftojnë se në një kryqëzim të një rrugë me hekurudhën në jug të Finlandës, ka ndodhur një përplasje mes një treni dhe një automjeti ushtarak. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë humbur jetën, 3 prej tyre ushtarë, kurse njëri pasagjer i trenit.
Tetë persona të cilët janë plagosur në aksident janë dërguar në spitalet e qyteteve Raseborg dhe Helsinki.
Njoftohet se në automjetin ushtarak ndodheshin 11 ushtarë, të cilët kishin marrë pjesë në një stërvitje në jug të vendit.
Ministri i Mbrojtjes së Finlandës, Jussi Niinisto, në rrjetin social Twitter shprehu ngushëllime dhe urdhëroi për uljen e flamujve në gjysmështizë në të gjitha objektet ushtarake.
Ndërsa edhe presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e aksidentit.