Zehra Ulucak
02 Korrik 2016•Përditësim: 02 Korrik 2016
PEKIN (AA) - Të paktën 26 persona e kanë humbur jetën në një aksident autobusi në qytetin Tiencin të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, deri tek aksidenti erdh kur autobusi humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Në autobus ndodheshin 30 pasagjerë ku 26 prej tyre pësuan për vdekje.
Fatkeqësia ndodhi 80 kilometra larg kryeqytetit, Pekin, në rajonin Baodi në autostradën Tiencin-Cisian.
Thuhet se katër pasagjerët e plagosur nga aksidenti janë dërguar në spital.