Mehmet Akif Turan
14 Maj 2018•Përditësim: 15 Maj 2018
RABAT (AA) – Pjesëtarët e forcave të sigurisë në aksionet e organizuara në disa qytete në Marok, kanë kapur katër persona që ndërlidhen me organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme theksohet se ekipe për luftë kundër terrorizmit pranë shërbimit inteligjent të Marokut organizuan aksione në Kazablanka, Fes, Kenitri dhe Midaru.
Bëhet e ditur se njëri nga pjesëtarët e DEASH-it më parë është dënuar për shkak të akuzave se është pjestar i organizatës terroriste.
Gjatë operacioneve janë konfiskuar pajisje ushtarake dhe mjete elektronike.
Personat e kapur do t’iu dorëzohen organeve kompetente gjyqësore.