Ahmet Gürhan Kartal
31 Tetor 2020•Përditësim: 02 Nëntor 2020
Në moshën 90-vjeçare, ka ndërruar jetë aktori legjendar skocez Sean Connery, i konsideruar nga shumë njerëz si aktori më mirë që ka luajtur rolin e agjentit sekret James Bond, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon tha se me zemër "të thyer" mori lajmin për vdekjen e tij.
"Kombi ynë po vajton një nga bijtë e tij më të dashur sot", tha ajo.
Gjatë karrierës së tij të suksesshme, Connery shtatë herë aktroi James Bond-in, duke filluar nga viti 1962 në filmin "Dr. No". Portretizimi i tij përshkruante në mënyrë të përshtatur agjentin sekret.
Ai gjithashtu luajti role kyçe në filmat "Indiana Jones and the Last Crusade", "Highlander" dhe "The Hunt for Red October".